Loading…

Në këtë vend nëse vaksinoheni, fitoni një pushkë si dhuratë

  • 02/06/2021 | 19:20

Në këtë vend nëse vaksinoheni, fitoni një pushkë si dhuratë

Në të gjithë botën po shihen mënyra sesi mund të nxiten njerëzit të vaksinohen kundër koronavirusit. Në New York, ata që pranojnë të marrin dozat e vaksinës, marrin patate të skuqura dhe hamburgerë dhuratë.


Kurse në West Virginia ka njoftuar se ata që vaksinohen, mund të fitojnë pesë armë gjahu, pesë pushkë gjuetie dhe pesë licenca gjuetie gjatë gjithë jetës. Këto dhurata janë ideale për shtetin që është i famshëm për gjueti, me shumë banorë të angazhuar intensivisht në të.

Përveç kësaj, ofrohen dy bursa për studime universitare, dy kamionë, 25 udhëtime dy-ditore në parqet kombëtare të shtetit, ndërsa personi me fat do të fitojë një milion dollarë. Arsyeja për këto dhurata është se në Virginia ka një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në procesin e vaksinimit, me të paktën 51.1% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë