Kryeministri i vendit Isa Mustafa përmes një publikimi të bërë në rrjetin e tij social Facebook ka uruar festën e 28 nëntorit.
“Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit!”, ka uruar Mustafa.
Tutje ai ka folur edhe për përgjegjësinë që shqiptarët kanë për ndërtimin e shteteve përkatëse ku jetojnë.
“Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi.”, ka përfunduar Mustafa./gazetametro.net