Loading…

Në këtë ditë do të ulen çmimet e naftës në Kosovë

  • 02/12/2021 | 08:45

Në këtë ditë do të ulen çmimet e naftës në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë me dije se nga java e ardhëshme do të ketë rënie të çmimeve të derivateve të naftës, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se rënia ka nisur e çmimeve ka nisur nga mbrëmë, por rënie më të theksuar do të ketë nga java e ardhshme edhe pse kjo nuk është thënë me siguri të plotë.

“Ulje të çmimeve më të theksuara pritet të ketë në javën e ardhshme. Kështu është për momentin situata, por kjo nuk është me siguri të plotë, sepse mund të lëvizë edhe në anën e kundërt, por informatat janë që do të lëvizet në këtë drejtim”, ka thënë Berjani.

Tutje, ai ka thënë se sot çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.16 deri 1.20 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.

Javët e fundit, çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe ashtu sikurse edhe një numër i madh i produkteve tjera, ngritje kjo që është pritur me shqetësim nga ana e qytetarëve meqë ua kanë vështirësuar jetën. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë