Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, bashkë me shefin e kabinetit të tij, Bashmir Xhemajn ka realizuar një turne diplomatike në katër shtete.
Në Singapor, Brunei, Malajzi dhe Tajlandë, delegacioni kosovar ka qëndruar, për siç kanë thënë, njoftimin më miq të rinj që ka krijuar Kosova.
“Turi i vizitave në Singapor, Brunei, Malajzi dhe Tajlandë këtë javë ishte një mundësi për të njohur miq të rinjë që Kosova ka krijuar edhe pse shumë larg me distancë”, ka thënë Bashmir Xhemaj.
Ndërkaq, është ritheksuar nevoja për të pasur shkëmbime, ani pse distanca është e largët.
“Po provohet nevoja për të pasur shkëmbime edhe më shumë nga nivele të ndryshme shtetërore e shoqërore me këtë pjesë të botës”, ka thënë Xhemaj./gazetametro.net