Loading…

Në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4 njerëz janë bërë prindër

  • 16/08/2022 | 17:09

Në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4 njerëz janë bërë prindër

Ditën e djeshme, Einxhel Shkira, përmes një videoje, pranoi më në fund se ishte në pritje të ëmbël, së bashku me partnerin e saj, DJ Dagz.


Dyshja u njoh në Big Brother Albania VIP, edicioni i parë. Për lidhjen pati dyshime dhe jo pak njerëz brenda dhe jashtë shtëpisë ishin skeptikë apo mosbesues. Megjithatë, të gjitha këto bien poshtë dhe mesa duket, jo, Einxhel dhe Dagz nuk ishin aq aktorë të mirë. Ata ishin thjesht dy njerëz që u dashuruan në rrethana të çuditshme, por shumë interesante.

Big Brother në Shqipëri ka nxjerrë shumë çifte ndër vite, por deri tani vetëm dy prej tyre janë bërë/do të bëhen prindër.

Në Big Brother (jo VIP) 4, një nga  marrëdhëniet më të diskutuara të atij sezoni ka qenë çifti Neda-Ogren.

Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.

Një dashuri brenda dyerve të mbyllura dhe qindra kamerave, duket e pazakontë, por është pikërisht kjo ajo që i bën këto histori sa të bukura, aq edhe të veçanta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë