Loading…

‘Në gojë të ferrit’: Ambasadori serb që ‘ra e u mbyt’ në Portugali, akuzohej për abuzim seksual të bijës së vet 9 vjeç

  • 22/02/2022 | 14:14

‘Në gojë të ferrit’: Ambasadori serb që ‘ra e u mbyt’ në Portugali, akuzohej për abuzim seksual të bijës së vet 9 vjeç

Oliver Antic javën e kaluar iu tek të notojë në një lum në Portugali, në një vend që njihej si ‘goja e ferrit’ nga banorët dhe u mbyt.  Ngjarja me gjithë se dukej e dyshimtë dhe në rrethana të dyshimta  që nga fillimi, tani mediat serbe raportojnë se ai kishte padi për pedofili nga partnerja e tij për abuzim seksual të vajzës së tyre 9 vjeç, transmeton Gazeta Metro.


Oliver Antic me 27 janar ishte paditur nga ana e nënës së tij në prokurorinë serbe për abuzim seksual të bijës së tyre asokohe 9 vjeç sipas redaktorit të gazetës serbe Blic që ka pretenduar se e kanë parë padinë dhe i është konfirmuar nga prokuroria. Antic u mbyt në Portugali me 18 shkurt sipas raporteve të mediave portugeze pasi hyri të notojë në lum.

Në dokumentin që ka rrjedhur në mediat serbe janë të detajuara veprimet kriminele e të pështira të Antic ndaj bijës së tij, që kanë ndodhur në një periudhë rreth një vit.

Antic një politikan me përvojë i njohur për veprimtarinë e gjatë në krahun ekstrem politik serb, që nga Milosevici, Seselj dhe pastaj me një oportunizëm kishte kaluar nga partia që sot i prinë Aleksandar Vucic, Partia e Progresiste e Serbisë (SNP), si krah i djathtë i themeluesit Tomislav Nikolic, që u bë edhe president i Serbisë për një periudhë.

Antic i kishte prirë një periudhë si dekan fakultetin juridik të Beogradit ku i ishte vënë nofka ‘Luciferi i dekanatit’ pasi kishte spastruar rreth 17profesorë të padëgjueshëm dhe kritikues të regjimit të Slobodan Milosevic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë