Në fshatin Malishevë të Gjilanit dje janë arrestuar dy burra të dyshuar për posedim të narkotikëve.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 17:00, transmeton gazetametro.net.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, burra shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilin udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar 3.785 kg substancë e dyshuar e llojit marihuanë”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi janë intervistuar, dërgohen në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar. /gazetametro.net.