Në qytetin e Gjakovës që nga 1 qeshori, për katër muaj rresht, planifikohen të shfaqen filma dhe dokumentarë, shfaqje muzikore dhe teatrale dhe të organizohen aktivitete tjera për të rinj si pjesë e Parkut Kulturor “Ali Podrimja.”
Parku Kulturor organizohet për herë të parë nga një grup i të rinjëve vullnetarë të Gjakovës dhe do të mbahet në sheshin “Ali Podrimja” që ndodhet në qendër të qytetit në mes të hotelit “Pashtriku” dhe lumit “Krena.”
Ideja e Parkut Kulturor është mbështetur nga Komuna e Gjakovës që ka dhënë sheshin “Ali Podrimja” në shfrytëzim për këtë projekt.
Përmes kësaj komunikate për media, kërkohet mbështetje financiare nga publiku në Kosovë dhe në diasporë që të na ndihmojnë të mbledhim 10,780 euro. Të hollat mund të dhurohen përmes fushatës croëdfunding në këtë link: http://kosovaideas.com/campaig…
“Gjatë verës në Gjakovë ka shumë të rinjë por pak aktivitete, nuk ka kinema dhe rrallë organizohet ndonjë koncert ku mund të mblidhen dhe të defrehen të rinjtë. Parku Kulturor synon që ta bëjë Gjakovën një qytet atraktiv për të gjithë banorët e saj dhe të ofrojë një verë të pasur me aktivitete kulturore.” tha Arber Lleshi, njëri nga organizatorët. “Ne jemi të rinjë vullnetarë me ide por pa buxhet. Andaj shpresojmë që publiku do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesën tonë për mbështetje financiare.”
Projekti është organizuar nën ombrellën e organizatës joqeveritare GjakovaBasel që promovon bashkëpunimin me diasporë në fusha kulturore dhe shoqërore.