Loading…

Në fushatën e AKR’së edhe e bija e Ibrahim Rugovës

  • 31/05/2017 | 21:47

Në fushatën e AKR’së edhe e bija e Ibrahim Rugovës

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur sot fushatën zgjedhore edhe në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, njofton kumtesa partiake.


Behgjet Pacolli, doli në skenë i shoqëruar nga vajza e Presidentit historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, duke i shprehur kështu mirënjohjen më të thellë për jetën e veprimtarinë e presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

“Do të krijojmë grupe proaktive të cilët do të punojnë me idetë tuaja dhe do t’i financojnë ato. Prandaj dilni votoni për të ardhmen tuaj, ky koalicion i ka njerëzit e dijshëm dhe me duar të pastra’, ka thënë më tutje Presidenti Pacolli.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa i ofron qytetarit një kontratë për të rritur buxhetin, pensionet dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. “Programi ynë është program i zhvillimit ekonomik i cili do ta qojë Kosovën drejtë perspektivës evropiane”, ka thënë Avdullah Hoti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë