Loading…

Në fillim të vjeshtës pritet ulje e çmimeve të produkteve vendëse

  • 24/07/2021 | 10:27

Në fillim të vjeshtës pritet ulje e çmimeve të produkteve vendëse

Rolin më të madh tek çmimet e produkteve pothuajse e luan transporti detar.


E për këtë prodhuesit kosovarë presin që nga fillimi i stinës së vjeshtës të ulet kostoja e transportit detar në mënyrë që çmimet e produkteve të ulen.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, ka thënë se rritja e çmimeve të lëndës së parë e sidomos asaj të importuar, është si pasojë e pandemisë.

Po ashtu ai ka thënë se kompania “Frutex” nuk ka në plan për momentin të ndryshojë çmimet e produkteve.

“Si pasojë e pandemisë dhe rritjes së kërkesave në këtë vit ka ndodhur rritja e çmimeve të lëndës së parë sidomos të asaj të importuar dhe kjo sigurisht që do të ndikojë në rritjen e kostos së produkteve por ne si kompani për momentin nuk kemi në plan të ndryshimit të çmimeve”.

“Por meqenëse ka një rritje të kërkesës ne mendojmë që rritja e kërkesës do ta mbulojë edhe rritjen e çmimeve kështu që mendoj se si kompani do të jemi me profit të njëjtë por me punë më të madhe.

Kështu që nuk shohim rritje të këtyre çmimeve së paku deri në fund të vitit sepse për një pjesë të lëndës së parë kemi marrëveshje vjetore që nuk e kanë prekur çmimin e produkteve të lëndës së parë të një pjesë”.

“…ne shpresojmë që është një rritje artificial si rezultat i rritjes të transporteve detare të cilët janë dhjetëfishuar dhe unë pres që nga fillimi i vjeshtës këto çmime të transportit detar të ulen dhe kjo të ndikojë edhe në uljen e çmimit të këtyre produkteve”, tha Palushi për EkonomiaOnline.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit tregon për rritje të çmimeve për 2.4 për qind në muajin qershor, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Ndërkaq, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas ASK-së ishte i pandryshuar në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin maj 2021.

Ngritje më e madhe në çmime është vërejtur te vajrat dhe yndyrat ushqimore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë