Loading…

Në Ferizaj vjen autoambulanca me paisje përcjellëse mjekësore donacion nga Zvicra

  • 30/11/2019 | 14:28

Në Ferizaj vjen autoambulanca me paisje përcjellëse mjekësore donacion nga Zvicra

Autoambulanca me paisje përcjellëse mjekësore vie donacion nga Zvicra për Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Ferizaj, donacion ky që vie si rezultat i bashkëpunimit që ka komuna e Ferizajt me organizatën Frutigen, Meiringen & Interlaken, njëherit është autoambulanca e tretë që kjo organizatë dhuron për Ferizajn, shkruan Gazeta Metro

Në faqen zyrtare të komunës së Ferizajt janë informuar qytetarët se gjatë ditës së djeshme organizata FMI nga Zvicrra ka sjellur një autoambulancë dhe paisje përcjellëse mjekësore donacion për Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Ferizaj, kjo organizatë edhe vitin e kaluar kishte sjellur donacion dy autombulaca

“Pasditen e djeshme, në Ferizaj arriti donacioni zviceran nga FMI (Frutigen, Meiringen & Interlaken) për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Ky donacion i cili po njëlloj u realizua me dy autoambulanca vitin që shkoi, është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu me donatorin, me ç’rast ka rezultuar me dhurimin e këtyre automjeteve të ndihmës së shpejt, me pajisje mjekësore e pajisje përcjellëse, të nevojshme e me ndikim në rritjen e efikasitetit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Me këto donacione të siguruara nga Komuna e Ferizajt, përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e infrastrukturës për reagim të shpejt në ndihmë pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor” thuhet në komunikatë./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë