Loading…

Në Ferizaj ndizen qirinj për viktimat e Aleppo’së

  • 14/12/2016 | 18:41

Në Ferizaj ndizen qirinj për viktimat e  Aleppo’së

Në qytetin e Ferizajt sot rreth orës 18:00 janë ndezur qirinj për t’u solidarizuar me viktimat e Alepo-së Lindore të Sirisë.

Qirinjtë janë ndezur përballë objektit  të komunës me pjesëmarrje të një numri të caktuar të shoqërisë, kryesisht të rinj.

Oraganizatori i kësaj simbolike Agon Zhinipotoku tha për Gazetën Metro se kjo është më e pakëta që mund të bëjmë për këto jetë të pafajshme që po vdesin.

“Si qytetar, si prind dhe mbi të gjitha si qenie njerëzore, i prekur thellë nga bota që po vdes, unë sot bashkë me disa të rinj  ferizajas e bëmë këtë simbolikë. Ne ndezëm qirinj në shenjë solidariteti për ata shpirtëra të njomë që po vdesin ditë e më shumë” ,pëfundoi ai. /gazetametro.net

15571145_1288713401151013_1859097783_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë