Loading…

Në Ferizaj mësohet lënda për edukimin seksual

  • 25/05/2021 | 17:31

Në Ferizaj mësohet lënda për edukimin seksual

Shkolla e mesme e ulët “Astrit Bytyqi’ në Ferizaj është shkolla e vetme e cila ka lëndën e “Edukimit Seksual”. Kjo lëndë ligjërohet në shkollë në kuadër të lëndëve zgjedhore.


Këtë inciativë e nisi qysh para tre vitesh arsimtarja Sueda Jusufi-Hashani. Ajo thotë se iniciativa është mirëpritur nga ana e prindërve dhe drejtorisë së shkollës.

“Qëllimi i kësaj lënde ka qenë që nxënësit të përgatiten për jetë. Ne e dimë se puberteti është një periudhë e pjekjeve të organeve seksuale dhe nxënësit e kalojnë këtë periudhë pa marrë informacione të sigurta. Duke mësuar këtë lëndë të rinjtë e kalojnë këtë fazë më lehtë dhe kanë njohuri për shqetësimet e tyre”, thotë për TV Liria, arsimtarja Sueda Jusufi-Hashani.

Arsimtarja e kësaj lënde thotë se nxënësit në disa raste janë ndjerë më të lirshëm me të për të diskutuar problemet e tyre që lidhen me infeksione të ndryshme.

Edhe nxënësit mirëpresin këtë lëndë mësimore që sipas tyre, kjo lëndë i ka aftësuar për jetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë