Loading…

Bjen papunësia për 100 mijë në Eurozonë

  • 05/11/2016 | 12:50

Bjen papunësia për 100 mijë në Eurozonë

Numri i të papunëve në 19 shtetet anëtare të Eurozonës ka rënë në shtator për 101.000, në 16.8 milionë, sipas të dhënave zyrtare.

Agjencia statistikore e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha se shkalla e papunësisë në muajin shtator ka mbetur e pandryshuar në krahasim me muajin e kaluar dhe arriti në 10 për qind.

Rënia e numrit të të papunëve është ende një shenjë pozitive. Papunësia në Eurozonë bie me ritme të ngadalta në dy vjetët e fundit, me dallime të mëdha në mes të vendeve të veçanta, me 4.1 për qind papunësi në Gjermani, 19.3 për qind në Spanjë dhe 23.2 për qind në Greqi.

Vendet e Eurozonës tregojnë rimëkëmbje të moderuar ekonomike, të nxitur nga rritja e ekonomisë më të madhe, Gjermania dhe seria e masave për të inkurajuar Bankën Qendrore Evropiane. Aktiviteti ekonomik në Eurozonë u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e tretë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë