Në Portin e Durrësit janë sekuestruar 30 kg heroinë. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, kanë arritur që të arrestojnë në flagrancë edhe shtetasin Aurel Kryemadhi, 45 vjeçar për sasinë e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kamionin tip Skania, me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, shërbimet e policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëherë, kamioni është shoqëruar për tek skaneri, ku ka rezultuar se në tavanin e karrocerisë kishte disa pako, transmeton TCH.
Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur 52 pako me peshë rreth 30 kg heroinë.