Dhuna në familje vazhdon të jetë një problem në shoqërinë shqiptare. Rasti më i fundit dhe tejet i rëndë vjen nga qyteti i Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar një 35-vjeçar, me emrin Erion Bregasi pas një konflikti me bashkëshorten e tij, ai i ka hedhur ujë të nxehtë në trup duke e djegur në disa pjesë të trupit, raporton televizioni klan.
Gruaja me inicialet F.B 32 vjeçare, pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.
Policia e Durrësit gjithashtu ka arrestuar edhe 40-vjeçarin Besnik Kurti. Ai në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.K. 29 vjeçare. Kurti është person me precedentë penalë të mëparshëm po për veprën penale, dhunë në familje./gazetametro.net