Loading…

Në Drenas, barna në shitje pa banderolë

  • 20/12/2016 | 16:22

Në Drenas, barna në shitje pa banderolë

Inspektorati Farmaceutik i Kosovës, menjëherë pas marrjes së një ankese drejtuar përmes Linjës së ankesave të MSH-së ka kryer sot një inspektim ad-hoc në një barnatore dhe ordinancë private në Drenas.


Gjatë inspektimit që është bërë me asistimin e Policisë së Kosovës – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Inspektorati Shëndetësor, janë hasur produkte të dyshuara, pa autorizim për qarkullim në tregun e Kosovës (pa banderolë).

Gjithashtu, gjatë inspektimit u hasën edhe produkte medicinale-ampulare të dyshuara se janë marrë nga Lista esenciale e furnizimit të QKMF-së në Drenas, gjë e cila i përgjigjet numrit serik, datës së skadencës dhe prodhuesit, bazuar në kopjet e faturave të marra në QKMF.

Inspektorati Farmaceutik, me këtë rast, ka konfiskuar dhe regjistruar këto produkte në listat përmbledhëse të mallit të konfiskuar.

Inspektorati Farmaceutik do të bëjë raportin lidhur me këtë inspektim dhe do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, ndërsa pronari i biznesit pas kryerjes së këtij inspektimi është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë