Pronari i ri i Lyon, John Textor, në konferencë për shtyp ka thënë se në të ardhmen do të provoj të ju bëj ballë pronarëve të PSG’së për mënyrën e tyre të shpenzimeve. Ai më tutje shton se do të shpenzojnë para dhe do të fitojnë tituj, transmeton Gazeta Metro.
Lyon nuk e ka fituar asnjëherë titullin e Superligës së Francës që nga viti 2008, ndërsa PSG vitet e fundit është klubi, i cili bën rregullat në Francë. Megjithatë, optimist për t’i ndalur atyre këtë hov është shprehur pronari i ri amerikan i Lyon.
”Nuk më pëlqejnë këto modele si PSG. Unë mendoj se gjatë disa viteve ne do të konkurrojmë me ata. Ne duam të fitojmë tituj këtu dhe do ta provojmë dhe do të shpenzojmë para. Ne mund të kemi aq kapital në lojë në klubin tonë të futbollit sa Emiri i Katarit,” tha ai në konferencën për shtyp.
Textor është një biznesmen që më parë ka qenë Kryetar Ekzekutiv i fubo TV. Ai gjithashtu ka edhe 40% të aksioneve të Crystal Palace, kur në gusht të 2021 i kishte investuar rreth 86 milionë funte.
Për të mos mjaftuar e gjitha kjo ai në janar të 2022 kishte marrë 90% të pronësisë së klubit brazilian, Botafogo, ndërsa sipas shtypit belg, Textor bleu edhe 80% të aksioneve të Molenbeek në të njëjtën javë. /gazetametro.net