Loading…

Në Ditën Kombëtare të Sllovenisë, konstituohet Grupi i Miqësisë Kosovë-Slloveni, deputeti Reçica: Për intensifikim të bashkëpunimit

  • 21/06/2022 | 21:27

Në Ditën Kombëtare të Sllovenisë, konstituohet Grupi i Miqësisë Kosovë-Slloveni, deputeti Reçica: Për intensifikim të bashkëpunimit

Në Ditën Kombëtare të Sllovenisë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot është bërë konstituimi i Grupit të Miqësisë Kosovë-Slloveni, ku kryetar i Grupit të Miqësisë, është zgjedhur deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.


Deputetët e Grupit të Miqësisë, Kosovë-Slloveni, të prirë nga z. Reçica, kanë takuar ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, znj. Benedejçiç, duke vlerësuar lart bashkëpunimin ndërmjet dyja vendeve, si dhe kanë bërë ftesë për Grupin e Miqësisë Slloveni-Kosovë, për të zhvilluar vizitë në Kosovë.

Postimi i plotë i deputetit Elmi Reçica:

Sot u bë konstituimi i Grupit të Miqësisë Kosovë-Slloveni, të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Slloveni, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bashkë me anëtarët tjerë të grupit, takuam Ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj, zonjën Minca Benedejčič.
Me këtë rast, duke vlerësuar lartë relacionet bilaterale në mes të dy shteteve, theksova faktin e bashkëpunimit të konsiderueshëm ekonomik që qytetarët e të dyja vendeve zhvillojnë, si dhe nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve respektive, me theks të veçantë rivendosjen e kontakteve me Grupin e Miqësisë Slloveni-Kosovë, ku i bëra ftesë që të vizitojë Kosovën.
Ky takim u realizua për nder të Ditës së Shtetësisë, siç njihet ndryshe, Dita Kombëtare e Sllovenisë, ngjarje kjo që shënohet për të kujtuar dhe shënuar shpalljen e Pavarësisë së Sllovenisë nga ish-Jugosllavia, më datë 25 Qershor 1991.
Falënderova ambasadoren për mbështetjen e Sllovenisë për agjendën evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimin e vendit tonë në institucionet ndërkombëtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë