Loading…

Në ditëlindjen e tij të 34’të, Tyson Fury pensionohet përfundimisht nga boksi

  • 12/08/2022 | 14:31

Në ditëlindjen e tij të 34’të, Tyson Fury pensionohet përfundimisht nga boksi

Në ditëlindjen e tij të 34’të boksieri i njohur, Tyson Fury përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se ka vendosur të tërhiqet nga boksi, transmeton Gazeta Metro.


Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda ka falënderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij dhe pas disa bisedave të gjata dhe të vështira ka vendosur të largohet nga boksi.

”Falënderim i madh shkon për të gjithë ata që patën një kontribut në karrierën time gjatë viteve dhe pas bisedave të gjata e të vështira, më në fund vendosa të largohem dhe në ditëlindjen time të 34’të them ‘Bon Voyage’ (mirupafshim),” shkroi ai.

Ai ka postuar edhe një fotografi me trajnerin, Sugar Hill Steward derisa ka shtuar: ”Këtu janë disa që e kanë bërë të veçantë këtë rrugëtim.”

Fury gjatë karrierës së tij ishte ndeshur 33 herë, ku nuk kishte pësuar asnjë humbje. Ai kishte triumfuar në 32 përballje dhe njëra kishte përfunduar barazim. Nga 32 fitoret 23 i kishte përfunduar me nokaut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë