Udhëheqësit e Serbisë dhe të Kosovës sonte në raundin e ri të dialogut në Bruksel do të bisedojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe të çështjeve të mbetura, përkatësisht të Asociacionit të Komunave Serbe, Energjisë dhe Drejtësisë, thotë agjencia serbe e lajmeve Beta duke iu referuar burimeve të afërta me zyrën e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, përcjell gazetametro.net.
Mogherini ka konfirmuar se ajo në Bruksel ka ftuar Presidentin dhe Kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolic dhe Aleksandar Vucic, si dhe krerët e qeverisë në Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.
Takimi pritet të fillojë rreth orës 19:00, fillimisht në takime të veçanta me përfaqësuesen e BE’së e më pas të dy delegacionet bashkë në një darkë pune. /gazetametro.net