“Mësime nga viti ’91” sjellë rreth 30 fotografë nga Ballkani dhe Evropa në një ekspozitë që sjellë momentet nga luftërat dhe revolucioni që ndodhi në vitet 90-të në Slloveni, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Bosnje e Serbi.
Në Muzeun e Historisë Jugosllave në Beograd në fund të këtij muaji hapet një ekspozitë ku tregohen pamje nga revolucioni i viteve 90-të në Ballkan.
“Mësime nga viti ’91” sjellë rreth 30 fotografë nga Ballkani dhe Evropa në një ekspozitë që sjellë momentet nga luftërat dhe revolucioni që ndodhi në vitet 90-të në Slloveni, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Bosnje e Serbi.
Për herë të parë në Beograd vijnë fotografitë të cilat, sipas kuratorit Sandre Vitaljic, nuk pretendojnë të japin përgjigje për pyetjet historike por më shumë të tregojnë realitetin me anë të fokusit fotografik, shkruan KultPlus.com.
Ekspozita do të hapet me datë 28 shkurt në ora 18:00 ndërsa në mesin e emrave pjesëmarrës janë Amel Emrić, Dragoljub Zamurović, Romeo Ibrišević, Srđan Ilić, Zoran Jovanović Mačak, Milomir Kovačević Strašni, Borut Krajnc, Saša Kralj, Rikard Larma, Pol Lou, Entoni Lojd, Antun Maračić e fotografë të tjerë.
Ekspozita paraprakisht ka qenë e hapur në Maribor dhe në Zagreb./gazetametro.net