Aktorja dhe këngëtarja amerikane Zendaya ka vendosur të bëjë sërish një pauzë nga rrjetet sociale, duke qëndruar larg aktivitetit online.
Lajmi u bë i ditur në ditëlindjen e saj të 30-të, kur nëna e saj, Claire Stoermer, publikoi një fotografi të saj nga fëmijëria në Instagram.
“Gëzuar 30-vjetorin dashurisë dhe dritës së jetës sime! Edhe pse nuk je më në rrjetet sociale dhe nuk do ta shohësh këtë postim, sapo folëm në ‘FaceTime’!”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, Zendaya u rikthye për pak kohë në Instagram për të shënuar ditëlindjen, duke publikuar një fotografi nga fëmijëria.
Ajo falënderoi fansat për mbështetjen gjatë viteve të fundit dhe u shpreh mirënjohëse për atë që e pret në të ardhmen. Postimi mori mijëra urime, ndërsa ndjekësit e saj e cilësuan aktoren si frymëzim dhe ikonë.
Kjo nuk është hera e parë që Zendaya largohet nga platformat online. Në vitin 2021, ajo kishte treguar se përdor herë pas here pauzat nga rrjetet sociale për mirëqenien emocionale, pasi prania e vazhdueshme online i shkakton ankth dhe e bën të mendojë tepër për gjërat.