Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve vetëm në rajonin e Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.
Në Gllogoc, në Obiliq dhe në Fushë Kosovë, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ne tri rastet e dhunës në rajonin e Prishtinës dhuna fizike është ushtruar nga të dyshuarit meshkuj ndaj bashkëshorteve të tyre, ndërsa në rastin e dhunës në Fushë Kosovë, ndaj bashkëshortes dhe vazjës së tij.
Këtu keni raportin e plotë të Policisë së Kosovës.
“DHUNË NË FAMILJE
· Gllogoc 20.01.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase të Sllovakisë. Viktima nuk pa pranuar që të marrë trajtim mjekësor, dhe së bashku me dy fëmijët e saj është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Obiliq 21.01.2022 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë 21.01.2022 – 17:07. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 21.01.2022 – 21:50. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta në dorë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /gazetametro.net