Loading…

Ndryshon trajektorja e luftës: Bjellorusia nis mjetet e saj, kolonat pushtojnë kufirin me Ukrainën

  • 28/02/2022 | 15:47

Ndryshon trajektorja e luftës: Bjellorusia nis mjetet e saj, kolonat pushtojnë kufirin me Ukrainën

Lufta Rusi-Ukrainë si duket do marrë një trajektore krejtëisht tjetër, derisa në rrjetet sociale po qarkullojnë video të shumta ku shihen kolonat e brigadës Sulmuese Ajrore të ushtrisë Bjelloruse, transmeton Gazeta Metro.


Këto pamje shqetësuese pasojnë edhe paralajmërimin nga mediat ukrainase se Bjellorusia synon ta pushtoj Ukrainën.

‘’ Video alarmante nga pjesa perëndimore e kufirit Bjellorusi-Ukrainë. Një kolonë e Brigadës së 38-të Sulmuese Ajrore të ushtrisë Bjelloruse pranë Kobryn në rajonin e Brest. Shumica e automjeteve janë të shënuara me katrorë të kuq – ka kuptim nëse Lukashenko do t’i bashkohet luftës’’, thuhet në mbishkrimin e një videoje ku shihet kolona bjelloruse e mjeteve ushtarake.

Tutje njerëzit po raportojnë se po shohin kudo avionë, helikopterë dhe automjete ruse kudo në Bjellorusi, derisa edhe dje ka pasur protesta ku u arrestuan 800 persona për shkak të kundërshtimit të luftës Rusi-Ukrainë.

‘’ Një shenjë e keqe për trajektoren e luftës, sugjeron se ushtria ruse ka filluar të përdorë aviacionin taktik për bombardime. Më parë ne pamë mbështetje vetëm nga avionët sulmues Su-25’’, thuhet në një tjetër video./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë