Loading…

Ndryshon mendje Agim Bahtiri, ja çfarë thotë për largimin nga AKR’ja

  • 14/06/2017 | 21:32

Ndryshon mendje Agim Bahtiri, ja çfarë thotë për largimin nga AKR’ja

Nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtirit, i ka ndryshuar mendja për kalim në një parti tjetër, pasi që në vizitë pati sekretarin organizativ të AKR-së, Rrahim Pacollin.


“Jo, unë nuk do të lëvizi nga AKR-ja unë do të jem zëri i fuqishëm i AKR-së. Nuk e kemi problemin e Agim Bahtirit, e kemi problemin e Kosovës dhe unë do të jem i fuqishëm që t’i përballoj të gjitha vështirësitë që do të ndodhin në të ardhmen”, tha Bahtiri për Klan Kosovën.

Megjithatë, Bahtiri ka mohuar se në takim është folur për kalimin apo jo të tij në Vetëvendosje, pasi që temë, sipas tij, kishte qenë diçka tjetër.

“Ne bisedum që në asnjë formë, në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim që grupi jonë parlamentar, deputetët tonë që të mos shkojnë me PDK-në”, tha ai.

Vlen të përmendet se Lëvizja Vetëvendosje dhe AKR, më 30 mars të këtij viti kanë arritur marrëveshje për ta përkrahur kandidaturën e Agim Bahtirit për kryetar Mitrovice në zgjedhjet lokale të nëntorit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë