Loading…

Ndryshon e vërteta: Afër Jerusalemit zbulohet qyteti i neolitit, 10 mijë vjeçar

  • 17/07/2019 | 20:27

Ndryshon e vërteta: Afër Jerusalemit zbulohet qyteti i neolitit, 10 mijë vjeçar

Një vendbanim i madh parahistorik, i zbuluar pranë Jerusalemit nga arkeologët izraelitë ofron një pasqyrë të re mbi mënyrën se si u zhvilluan qytetërimet rreth fundit të epokës së gurit, transmeton Gazeta Metro.


Metropoli 9000 vjet i vjetër, i zbuluar gjatë një gërmimi para ndërtimit të një autostrade të re, është një nga më të mëdhenjtë e gjetur ndonjëherë, tha të martën Autoriteti i Izraelit për Antikitete. Arkeologët vlerësojnë se në atë vendbanim jetonin 2 mijë deri 3 mijë banorë, i krahasueshëm me një qyteze të sotme me standarde moderne.

Qytetërimi antik është shtrirë në dhjetëra hektarë afër atij që sot është qyteti i Motza, rreth pesë kilometra në perëndim të Jerusalemit. Para zbulimit, besohet gjerësisht se e gjithë zona ishte e pabanuar në atë periudhë, gjatë së cilës njerëzit po kalonin nga gjuetia për mbijetesë në një mënyrë jetese më të sigurt, që përfshinte bujqësinë.

“Ky është ndoshta gërmimi më i madh i kësaj periudhe kohore në Lindjen e Mesme, e cila do të lejojë hulumtimin për të avancuar hapa përpara, vetëm nga sasia e materialit që jemi në gjendje të kursejmë dhe ruajmë nga ky zbulim “,  tha për agjencinë e lajmeve Reuters, Lauren Davis, një arkeologe me autoritet në antikën të Izraelit. “Gërmimet ekspozuan ndërtesa të mëdha, rrugica dhe varreza, dëshmi për një nivel relativisht të avancuar të planifikimit”, tha autoriteti i antikave në deklaratën e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë