Loading…

Ndryshimi i Kodit Penal model i marrë nga Gjermania

  • 26/04/2017 | 17:11

Ndryshimi i Kodit Penal model i marrë nga Gjermania

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar kritika dhe komente të shumta lidhur me ndryshimet e Kodit Penal të propozuara nga komisioni i themeluar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Mirëpo, Ministria e Drejtësisë ka sqaruar opinionin publik lidhur me këtë proces. Kjo ministri ka bërë të ditur se janë në fazën rishqyrtuese dhe të pranimit të propozimeve.


Ministria ka ftuar të gjitha palët dhe mediat të përmbahen nga paragjykimet dhe të kuptojnë së çështjet e propozuara aktualisht janë në nivel diskutimesh dhe janë vetëm propozim për të cilat do të vendosë grupi punues.

Komisioni që ka themeluar Thaçi për ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale ka kriminalizuar fyerjen dhe shpifjen. Është saktësuar si vepër e rëndë penale fyerja dhe shpifja ndaj udhëheqësve të shtetit, përfshirë presidentin. Dënimet për shpifje ndaj tij janë deri në 5 vjet burgim.

Kjo gjë ka hapur një debat gjatë ditës së sotme, mirëpo kjo temë ende nuk është krejtësisht e përfunduar, dhe siç Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur, kodi penal dhe kodi i procedurës penale I Kosovës synohet të jetë sipas modeleve të avancuara të vendeve të Bashkimit Evropian, përcjell gazetametro.net

Kështu, me qellim të avancimit të legjislacionit të fushës penale (Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale), Ministria e Drejtësisë është në proces të rishikimit të këtij legjislacioni.

Me rastin e hartimit të këtij drafti Ministria e Drejtësisë ka  marrë për bazë propozimet e akterëve të përfshirë në këtë proces si dhe praktikat e mira të vendeve të Bashkimit Evropian në përgjithësi e shtetit të Gjermanisë në veçanti.

Tutje, ne komunikatën e Ministrisë së drejtësisë dërguar mediave bëhet e ditur se veçanërisht shembull është marrë nga kodi penal i Gjermanisë.

“Disa nga nenet e propozuara për diskutim nga ana e anëtarëve të grupit punues, e që kanë të bëjnë me forcimit e sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, janë marr model nga Kodi Penal i Gjermanisë, i cili është në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe si të tilla janë objekt shqyrtimi nga ana e grupit punues dhe nuk janë propozim i asnjë institucioni, e për të cilat grupi punues i themeluar për këtë çështje do të jetë kompetent t’i trajtoj dhe të rekomandoj se si të procedohet tutje me këtë çështje”, bën të ditur Ministria e Drejtësisë.

Aktualisht, drafti u është dërguar për komente anëtarëve të grupit punues, përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe partnerëve tanë ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë, aktualisht është në fazën e pranimit të komenteve dhe propozimeve shtesë nga ana e anëtarëve të grupit punues.

Ministria e Drejtësisë është thellësisht e përkushtuar që procesi i rishikimit të drejtësisë penale  do të jetë gjithëpërfshirës dhe shumë transparent, me qellim të avancimit të mëtutjeshëm të legjislacionit aktual, në menynë që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet infrastrukturë adekuate ligjore, që puna e tyre të jetë sa me efikase dhe efektive, në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë