Loading…

Ndryshim i motit, ja çfarë ju pret 5 ditët në vijim | Tabela e temperaturave

  • 14/01/2018 | 16:59

Ndryshim i motit, ja çfarë ju pret 5 ditët në vijim | Tabela e temperaturave

Gjatë javës mot dinamik dhe i ndryshueshëm, me borë dhe shi, transmenton Gazeta Metro.


Gjatë ditës së sotme pati reshje të dobëta bore, të cilat pritet të vazhdojnë edhe ditën e nesërme, e nëpër vise të ulëta të përziera edhe me shi.

Nga dita e martë, me afrimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku verior, rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon duke favorizuar mot më të butë, kryesisht të vranët, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu. Në mëngjes do të ketë ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Ditën e mërkurë, vorbulla ciklonike do të kalojë mbi rajon, që do të sjell mot të butë dhe të ndryshueshëm, me erëra të fuqishme nga jugperëndimi. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje shiu, të cilat më vonë do të shndërrohen në borë, që mund të vazhdojnë vende-vende edhe mëngjesin e ditës së enjte. Të enjten do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.

Ditën e premte, gjatë ditës dhe mbrëmje vransirat pritet të shtohen, e sipas tendencave të fundit, në fundjavë, një tjetër vorbull ciklonike do të favorizojë mot të vranët dhe me të reshura shiu e bore.

Nën këto kondita të motit dinamik që pritet të na shoqërojë këtë javë, me erëra të fuqishme, indeksi i kualitetit të ajrit do të luhatet kryesisht rreth vlerave të mira dhe mesatare.

Temperaturat e ajrit sërish do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 3C deri në 10C.

Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi-veriperëndimi 5-15m/s.Shtypja atmosferike pas rritjes mbi vlera normale, deri të mërkurën do të pësojë rënie të thellë nën këto vlera./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë