Loading…
Ndotja e ajrit shkaktare e vdekjeve të afro 9 milionë personave
  • 17/03/2019 | 11:05

Ndotja e ajrit shkaktare e vdekjeve të afro 9 milionë personave

Afro 9 milionë persona humbin jetën çdo vitë si pasojë e ndotjes së ajrit. Ky njoftim është bërë i ditur nga një studim i shkencëtarëve europianë, transmeton Gazeta Metro.


Në studimin e publikuar në revistën shkencore ‘’European Heart Journal’’ ndotja e ajrit shkakton vdekjen e parakohshme të 8,8 milionë personave në vit.

Ky studim tregon faktin se shkalla e vdekjeve nga ndotja e ajrit është më e lartë se ajo e shkaktuar nga pirja e duhanit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 7,2 milionë individë humbën jetën nga duhani në vitin 2015”, tha Thomas Munzel, pjesëmarrës në hulumtim.

Në të gjithë europën, , ndotja e ajrit shkakton vdekjen e parakohshme të 800 mijë banorëve dhe situata në fjalë ul jetëgjatësinë mesatare me dy vite.

Hulumtuesit  theksuan se vdekjet nga ndotja e ajrit janë rritur. Ndotja në fillim shkakton dëmtime tek mushkëritë, më pas prek zemrës duke nxitur probleme në qarkullimin e gjakut.

Shkencëtarët vunë në dukje nevojën e ndryshimit të lëndëve djegëse fosile me burime të rinovueshme të energjisë për të ulur ndikimin e ndotjes së ajrit mbi jetëgjatësinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë