Loading…

Ndotja e ajrit në Prishtinë nuk është e re, ekziston me dekada

  • 30/01/2018 | 13:20

Ndotja e ajrit në Prishtinë nuk është e re, ekziston me dekada

Ndotja e ajrit është aktualizuar dy vitet e fundit që kur ambasada amerikane vendosi një matës të cilësisë së këtij ajri, por duket se gjendja e ajrit s’është që ka dalluar edhe më herët.


Të paktën, siç thotë studiuesi Mendim Rugova, ndotja e ajrit ekziston me dekada por meqë është vendosur matësi tash, kjo gjë po vërehet më shumë, shkruan gazetametro.net.

‘Problemi I ndotjes së ajrit nuk është problem që është shfaqur vetëm viteve të fundit, prej qe Ambasada Amerikane ka filluar t’i shfaq në kohë reale matjet e parametrave ndotës, por daton me dekada, por se kurrë nuk janë shfaqur në publik shënime e tyre, nëse janë bërë matje të tilla’, ka thënë Rugova.

Ai ka analizuar disa pamje të marra nga satelitët e NASA’s që tregojnë gjendjen e ajrit në dekada, duke shpjeguar se gjendje e tillë ka qenë qe dhjetëra vite.

Por Rugova thotë se për disa muaj do të mund të shihet qartazi se nga kush po ndotet ajri në Kosovë, pasi në tremujorshin e parë të këtij viti do të funksionalizohet sateliti i ri që do të japë pasqyrë të qartë të ajrit.

Sidoqoftë, edhe në këta tregues shihet se ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë termocentralet e KEK’ut.

Ndryshe, masa për ndotjen e ajrit kanë marrë insititucionet kosovare, e të cilat pritet të vihen në funksion që nga nesër, mirëpo po këtë ditë është paralajmëruar edhe një protestë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë