Loading…

Ndotja e ajrit në Prishtinë me shifra rekorde

  • 30/01/2017 | 23:36

Ndotja e ajrit në Prishtinë me shifra rekorde

Përderisa përgjatë tërë fundjavës ajri është cilësuar si “i rrezikshëm” (hazardous), të dhënat nga ambasada amerikane tregojnë se niveli i ndotjes është më i larti që nga marsi kur filluan matjet.

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga ndotja e madhe e ajrit. Vlerat e ajrit në kryeqytet konsiderohen të pashëndetshme për qytetarët edhe në këto orë të vona.

Matja e fundit që është bërë në orën 22:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë,  tregon se vlera e ndotjes ka arritur në 183 dhe konsiderohet e pashëndetshme.

Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mjegulla e dendur , shpejtësia e erës, lagështia e lartë e ajrit, shtypja atmosferike dhe temperaturat e ulëta.

Dhe përderisa askush nuk merr përgjegjësi për këtë gjendje të ajrit dhe për përmirësimin e saj, qytetarët e regjionit të Prishtinës vazhdojnë të thithin këtë ajër ekstremist të ndotur, e i cili seriozisht po rrezikon shëndetin e tyre./Gazetametro.net

Image

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë