Loading…

Ndoshta nuk e keni ditur: Aspirina ‘shëron’ rrobat në këtë mënyrë

  • 29/11/2021 | 13:55

Ndoshta nuk e keni ditur: Aspirina ‘shëron’ rrobat në këtë mënyrë

Aspirina ‘shëron’ edhe rrobat, një përdorim që nuk e keni ditur!


Përfitimet e aspirinës për organizmin e njeriut janë nga më të ndryshmet duke filluar që dhimbjet e kokës, ethet dhe dhimbjet e tjera që kërkojnë shpëtim nga aspirina.

Por aspirina, përveç ndikimit të jashtëzakonshëm që ka në mbrojtjen ndaj shumë sëmundjeve, ka një ndikim të madh edhe në kozmetikë apo edhe në pastrim.

Aspirina heq njollat. Kjo ndoshta nuk është gjë e re, por përdorimi i aspirinës nga ekspertët sugjerohet më shumë edhe se çdo detergjent tjetër pastrimi. Acidi salicilik që ka në përmbajtjen e saj aspirina ndihmon për të neutralizuar njollat dhe pastron bakteret e mbledhura duke i shkatërruar.

Si ta përdorësh?

Përziej tri aspirina të grimcuara dhe një gjysmë gote me ujë të ngrohtë në një enë.

Të gjithë masën hidhe mbi njollë dhe lëre ashtu për disa orë. Pastaj laje si zakonisht.

Nëse njollat janë të forta, përsërite veprimin edhe për 15 minuta të tjera dhe pastaj laje plotësisht. Kaq e thjeshtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë