Dënimi me 6 vjet burgim duket se nuk i ka pëlqyer një të dënuari në Pejë.
Pas shpalljes së aktgjykimit me 6 vjet burgim ndaj të dënuari, në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë ka eskaluar situata, njofton gazetametro.net.
I dënuari ka sulmuar avokatin e tij mbrojtës pas vendimit nga Gjykata, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore atij.
Por, i dyshuari është prangosur nga oficerët korrektues dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në objektin e Gjykatës Themelore, pasi ndaj tij ishte shpallur aktgjykim dhe ishte dënuar me 6 vjet burgim e kishte sulmuar avokatin e tij mbrojtës të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është prangosur nga oficerët korrektues dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë”, thuhet në komunikatën e policisë./gazetametro.net