Tifozët e klubit kroat Dinamo Zagreb të cilët njihen si ‘Bad Blue Boys’ kanë mbetur tani pa transparentin e tyre pasi që pas ndezjes së mjeteve piroteknike ju është djegur, transmeton Gazeta Metro.
Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur sonte tifozëve të Dinamo Zagreb të cilët në ndeshjen e fundit në kampionat kanë djegur transparentin e tyre kryesor pas ndezjes së qindra mjeteve piroteknike.
Duket se tifozët ‘ultras’ kanë qenë të pakujdesshëm në këtë rast dhe tani do të ju duhet të mendojnë për të punuar një transparent tjetër.
Croatia.21.05.2022
Dinamo Zagreb – Hajduk Split.During a pyro show, Bad Blue Boys burned their largest banner. pic.twitter.com/MWyW6xP0rA
— HooligansTV (@HooligansTV_eu) May 21, 2022
Në mbrëmjen e sotme u zhvillua edhe java e fundit në Kroaci, ku u takuan dy rivalët e vjetër Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split dhe vendasit shënuan fitore me rezultat 3-1.
Në Kroaci titulli këtë sezon i ka takuar Dinamo Zagrebit e cila për herë të pestë radhazi kurorëzohet me titullin kampion, i cili ishte edhe i 23’ti në historinë e tyre. /gazetametro.net