Loading…

Ndodh edhe kjo: Kosovari tenton që 16 ari tokë të komunës, t`ia bartë serbit

  • 01/03/2019 | 11:21

Ndodh edhe kjo: Kosovari tenton që 16 ari tokë të komunës, t`ia bartë serbit

Një kosovar ka falsifikuar dokumentet,  për t’i bartë tokën e komunës, një shtetasi të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Një person i dyshuar është arrestuar dje nga policia e Kosovës për dyshimin se ka falsifikuar disa dokumente përmes së cilave ka tentuar që 16 ari tokë të komunës t`i bartë tek një i dyshuar shtetas i Serbisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 28.02.2019 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente, ku ka tentuar që pronën prej 16 ari të komunës ta bartë tek një i dyshuar shtetas i Serbisë. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë sekuestruar disa dokumente.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë