Kosova dhe Serbia edhe rreth 20 vite pas përfundimit të luftës vazhdojnë të jenë në një ‘luftë të ftohtë’, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për shqiptarët e Shqipërisë, të paktën për një pjesë.
Në prag të Festës së Flamurit, agjencitë turistike në Shqipëri, klientëve të tyre shqiptarë janë duke ua ofruar një udhëtim jo të zakonshëm në Beograd për pushimet e 28 Nëntorit, shkruan gazetametro.net.
Një agjenci turistike nga Shqipëri për 28 Nëntor ka bërë një ofertë për udhëtim 3 ditor në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Qëndrimi nga data 28 deri më 2 dhjetor sipas kësaj oferte kushton vetëm 89 euro dhe nisja bëhet me autobus nga Pogradeci dhe Tirana.
Se Shqipëria ka relaksuar plotësisht raportet me Serbinë, mund të shihet edhe nga raportet tregtare në mes të këtyre dy vendeve. Për dalim nga Kosova e cila i ka vendosur embargo produkteve serbe, në Shqipëri këto produkte janë trefishuar me prezencën e tyre në tregun shqiptar, dhe me pritje se do të shumëfishohen muajt dhe vitet në vijim. /gazetametro.net