Loading…

Ndizen qirinj në nderim të jetës dhe veprës së Albright

  • 25/03/2022 | 21:41

Ndizen qirinj në nderim të jetës dhe veprës së Albright

Në shenjë mirënjohje dhe kujtimi për miken e madhe të Kosovës, ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, para bustit të saj në Prishtinë janë ndezur qirinjë.


Nderime për ish-sekretaren Albright bën Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ish-presidentja Atifete Jahjaga, kryetari i komunës së Prishtinës, deputete, përfaqësues të subjekteve politike dhe aktiviste.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se vlerësojnë shumë njohjen e kontributit të saj për paqe siguri dhe stabilitet në Kosovë.

“Ne emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne jemi të nderuar nga vendimi i presidentes Osmani për ta deklaruar ditë zie, ditën e sotme në nder të sekretares Madeleine Albright. Gjithashtu kam ardhur këtë mbrëmje me ish-presidenten Jahjaga për të kushtuar respekt. Ne jemi mirënjohës për memoriet dhe respektin e kosovarëve për zonjën Albright dhe për se çfarë ka bërë ajo dhe unë mendoj që Kosova është një nga trashëgimit e saj. Jemi të prekur nga të gjitha e gjithë mbështetja e dhënë dhe pikëllimi në përkujtim të sekretares Albright, dhe e vlerësojmë shumë këtë gjest, këtë mbrëmje njëlloj si shumë gjeste tjera nga dita e djeshme dhe njohja e kontributit të saj për paqe siguri dhe stabilitet këtu në Kosovë”, tha ai.

Po ashtu, sonte në sheshin e qytetit në Ferizaj, është bërë ndezja e qirinjve në nderim të jetës dhe veprës së zonjës së hekurt, ish Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të parës grua në krye të diplomacisë amerikane, Madeleine Albright.

Në ndezjen e qirinjve ka marre pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu me bashkëpuntorët e tij, si dhe qytetarë të shumtë.

Kurse, mbrëmë serbët në Beograd janë mbledhur kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright dhe pro-Rusisë.

Serbët me flamuj të Rusisë dhe me disa parulla ‘Albright digju në ferr’ dolën për të festuar në rrugët e kryeqytetit serb.

Kujtojmë se Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur dje në moshën 84 vjeçare.

Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë