Loading…

Ndikimi i Kushnerit në marrëveshjen finale me Serbinë

  • 09/03/2020 | 09:41

Ndikimi i Kushnerit në marrëveshjen finale me Serbinë

Këshilltari Special i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, i cili ka një ndikim të madh në politikën e jashtme të SHBA’së, është personi i cili është përfshirë direkt në politikën e Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Palestinën, mirëpo profili i tij mund të ketë një ndikim edhe për marrëveshjen finale midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Burime brenda delegacionit që ishte i pranishëm në Uashington, kanë konfirmuar për arbresh.info se Kushner nuk ishte në takimin e presidentit Hashim Thaçi dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Edhe pse nuk mori pjesë në takimin e presidentit të vendit tonë me Grenellin, Kushner ishte I pranishëm në takimin ndërmjet presidentit serb, Aleksandar Vucic dhe të Dërguarit të Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Këto takime i kanë paraprirë një takimi të përbashkët të katër figurave që pritet t’i japin epilog marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Analisti, Rexhep Shehu vlerëson se nuk mund t’i jap askush përparësi Serbisë, “xhelatit para viktimës”.

“Ka në botë, e në Shqipëri, e Kosovë tendenca për ta forcuar e rritur antiamerikanizmin, por sado që të rritet, nuk mund të bëhet frymë dhe kulturë antiamerikanizmi tek shqiptarët, por do të mbetet sport i komunistëve e neokomunistëve, sport viktimash që adhurojnë xhelatin”, shprehet Shehu.

Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, prezenca e Kushner nuk është përcaktuese për atë që do të dakordohen palët.

“Prezenca e Jared Kushner nuk është determinuese në arritjen e marrëveshjes finale në mese dy shteteve. Sepse në fund të fundit dhëndri pavarësisht qëndrimeve pro-serbe nuk është vendimmarrës në këtë dialog”, shprehet Shala.

Kujtojmë se pas këtyre takimeve të zhvilluara në Washington, Presidenti Thaçi ka mbajtur konferencë për media ku ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e tij zyrtare në SHBA, duke lënë kështu edhe takime me të gjithë liderët politikë dhe institucionalë, takime këto që pritet të zhvillohen nga ora 10:30. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë