Ukraina ka pranuar sot një ndihmë tejet të madhe nga SHBA’ja dhe NATO’ja në luftën kundër Rusisë, shkruan Gazeta Metro.
Sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 janë dërguar në Ukrainë nga aleatët e SHBA’së ose NATO’s.
Këtë ndihmë e ka konfirmuar republikani më i lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, senatori Michael McCaul.
NEW — S-300 air defense systems have been sent into #Ukraine, by U.S. or #NATO allies — per @RepMcCaul, the top Republican in the House Foreign Affairs Committee.
(stock image) pic.twitter.com/7LeRyGyD0U
— Charles Lister (@Charles_Lister) March 16, 2022
Lajmi vjen në të njëjtën ditë kur presidenti Zelensky mbajti fjalim për Kongresin amerikan, në të cilin ai kërkoi më shumë ndihmë nga Amerika.
S-300 është një seri sistemesh raketore fillimisht sovjetike dhe më vonë ruse me rreze të gjatë tokë-ajër./gazetametro.net