Loading…

Ndëshkohet vëllai i njërit kandidat për kryetar të Drenasit

  • 08/12/2016 | 18:54

Ndëshkohet vëllai i njërit kandidat për kryetar të Drenasit

PZAP ka ndëshkuar Beqir Nikën, i cili ishte kryesues i vendvotimit në Gllanasellë. Beqiri është vëllai i kandidatit të LDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit.

Ky i fundit e ka konfirmuar se Beqiri është vëllai i tij, porse nuk e dinte për çfarë është ndëshkuar ai.

“Unë e kam vëlla. Pse çka ka ba ky?”, tha Bedri Nika.

Sipas PZAP-së, Beqir Nikës dhe anëtarëve të të njëjtit vendvotim Ilir Nikës, Fidaije Zogajt dhe Fehmi Berishës, u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje në kohëzgjatje prej tre vjetësh si kandidatë dhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor të menaxhuar nën autoritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ky vendim i PZAP-së erdhi pas ankesës të cilën e ka bërë BIRN dhe Internews Kosova për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

Në të vërtetë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ditën e zgjedhjeve në Drenas ka marrë vetëm 5 ankesa nga BIRN dhe Internews Kosova.

Më 4 dhjetor janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

Sipas rezultateve të certifikuara nga KQZ, për të parin e Drenasit do të zhvillohet rundi i dytë.

Në balotazh, që do të mbahet më 18 dhjetor, janë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës, Isa Xhemajlaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë