Loading…

Ndeshjet miqësore: Kosova përballë Çekisë dhe Andorrës

  • 11/05/2026 | 12:49

Ndeshjet miqësore: Kosova përballë Çekisë dhe Andorrës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar orarin e dy ndeshjeve miqësore të radhës së Kombëtares së Kosovës, të cilat do të zhvillohen në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit.


Ndeshja e parë do të luhet më 31 maj 2026 kundër Çekisë, në Epet Arena në Pragë. Ky takim pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për formën e skuadrës së Franco Fodës para angazhimeve zyrtare.

Ndërsa miqësorja e dytë është caktuar për 7 qershor 2026, ku “Dardanët”, do të përballet me Andorrën në shtëpi, në Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë.

Këto dy ndeshje pritet të jenë një mundësi e mirë për stafin teknik të “verdhekaltërve” për të provuar lojtarë të rinj dhe për të konsoliduar skuadrën para sfidave të ardhshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë