Loading…

Ndeshje e ҫmendur në Angli: Conte e befason Guardiolën, hapet gara për titull

  • 19/02/2022 | 20:38

Ndeshje e ҫmendur në Angli: Conte e befason Guardiolën, hapet gara për titull

Sapo përfundoi ndeshja kryesore e kësaj jave në Premier League, mes Manchester City e Tottenham Hotspurs, shkruan Gazeta Metro.


Nuk pritej shumë nga ekipi i Antoni Contes, pas formës së dobët që po kalon për momentin ekipi londinez.

Serinë e golave e hapi Tottenham në minutën e katërt përmes Dejan Kulusevskit, mirëpo brenda së njëjtës pjesë City barazoi.

Në pjesën e dytë Tottenham shënoi golin e dytë në minutën e 59’të, ndërsa pak më vonë edhe të tretin, por u anulua nga VAR për offside.

Krejt në minutat e fundit City fitoi penallti pasi gjyqtari kryesor e shikoi monitorin, mundësi që nuk u lëshua nga algjeriani Mahrez, raporton Gazeta Metro.

Por, drama vazhdoi edhe më tej në sekondat e fundit, kur Kane shfrytëzoi një huti të mbrojtjes së Citizens dhe u ngrit më së larti për të shënuar me kokë golin e fitores në minutën e 95’të.

Gara për titull hapet edhe më pas këtij rezultati, sepse tash Liverpool është vetëm 6 pikë pas ekipit të Guardiolës dhe po ashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë