Loading…

Ndeshja Shqipëri-Izrael në Tiranë: Kontrolle të rrepta sigurie dhe kufizime në qarkullim

  • 03/06/2026 | 09:03

Ndeshja Shqipëri-Izrael në Tiranë: Kontrolle të rrepta sigurie dhe kufizime në qarkullim

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë do të jetë sonte arena e takimit miqësor mes Shqipërisë dhe Izraelit, një përballje që ka sjellë mobilizim të gjerë të strukturave të sigurisë.


Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, autoritetet kanë hartuar një program të detajuar veprimi, i cili përfshin angazhimin e njësive të ndryshme dhe koordinimin e tyre për ruajtjen e rendit publik gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes.

Në kuadër të këtyre masave, në zonat përreth impiantit sportiv do të ketë ndryshime të përkohshme në lëvizjen e automjeteve, ndërsa hyrja e spektatorëve do të shoqërohet me verifikime të hollësishme. Gjithashtu, nuk do të lejohen materiale me përmbajtje diskriminuese, mjete ndezëse, fishekzjarre, sende piroteknike, monedha metalike dhe objekte të tjera të ndaluara.

“Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë