Loading…

Ndeshja Irlandë-Austri ndërpritet dy herë, terroristi palestinez nxirret zvarrë nga fusha

  • 02/10/2026 | 09:05

Ndeshja Irlandë-Austri ndërpritet dy herë, terroristi palestinez nxirret zvarrë nga fusha

Ndeshja mes Republikës së Irlandës dhe Austrisë në Ligën e Kombeve u ndërpre dy herë për shkak të protestave, ndërsa sfida e zhvilluar në stadiumin “Aviva” përfundoi me rezultat 2-2, transmeton Gazeta Metro.


Pavarësisht pranisë së madhe të forcave të sigurisë, në pjesën e parë pati dy ndërprerje.

E para ndodhi rreth minutës së 20-të, kur në fushë u hodhën disa topa tenisi të mbështjellë me ngjitëse ku shfaqej flamuri palestinez dhe mesazhi “StopTheGame”.

Grupi aktivist “Stop the Game” mori përgjegjësinë për aksionin, duke e përshkruar atë si një protestë me topa tenisi.

Vetëm pak minuta më vonë, rreth minutës së 35-të, një person tjetër hyri në fushë duke mbajtur një flamur palestinez. Sigurimi reagoi menjëherë dhe e nxori atë jashtë stadiumit.

Protestat lidhen me kundërshtimin e zhvillimit të ndeshjeve të Irlandës kundër Izraelit. Ato vijnë pas një jave të tensionuar në futbollin irlandez, ku ndeshjet ndaj Izraelit kanë shkaktuar protesta dhe reagime të shumta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë