Loading…

Ndërtesa e Qeverisë mbulohet me flamurin e BE’së: Kosova solidarizohet për viktimat dhe të prekurit me koronavirus

  • 19/04/2020 | 23:00

Ndërtesa e Qeverisë mbulohet me flamurin e BE’së: Kosova solidarizohet për viktimat dhe të prekurit me koronavirus

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurti të Bashkimit Evropian.


Këtë e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë Albin Kurti, i cili tha se ky veprim po bëhet në shenjë solidariteti me mbi 800 mijë të infektuarit dhe më shumë se 70 mijë viktimat e koronavirusit në Europë.

Kurti shkroi se “sonte Kosova shpreh solidaritet me Bashkimin Evropian”.

Ai gjithashtu kujtoi ndihmën që BE i ka ofruar Kosovës në luftimin e Covid-19.

“Gjatë kësaj krize shëndetësore BE ka zotuar ndihmë në vlerë prej 5.2 milionë euro për të luftuar COVID-19 dhe 63 milionë euro për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga virusi Corona”.

Qeveria kishte vepruar njëjtë edhe me Italinë dhe ShBA’të, e cila në shenjë solidariteti kishte mbuluar me flamurin e Italisë dhe Amerikës ndërtesën e Qeverisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë