Policia ka nisur hetimet rreth vdekjes së një pacienti në QKUK, shkruan Gazeta Metro.
Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku u tha se viktima ishte duke marrë trajtim dhe ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion, derisa kanë filluar hetimet.
”Prishtinë, 24.10.2021 – Nga Stafi i QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar,  ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”/gazetametro.net