Loading…

Ndërron jetë nëna e Nuredin Lushtakut, Lladrovci i shpreh ngushëllime

  • 08/09/2021 | 18:04

Ndërron jetë nëna e Nuredin Lushtakut, Lladrovci i shpreh ngushëllime

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me rastin e vdekjes së nënës së nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka ngushëlluar familjen Lushtaku, duke e vlerësuar lartë personalitetin e Nënës Adile që rriti gjashtë djem, kontribuues të lirisë së Kosovës.


Lladrovci ka shkruar për Nënën Adile se jeta e saj “ishte mbushur me mundime, sakrificë, sfida, por gjithmonë e fuqishme, zemërmirë dhe zemër plotë atdhedashuri”.

Shkrimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Me keqardhje të madhe mësova lajmin se nëna Adile, nëna e Gjeneralit Nuredin Lushtakut, kaloi në amshim. Jeta e saj ishte mbushur me mundime, sakrificë, sfida, por gjithmonë e fuqishme, zemërmirë dhe zemër plotë atdhedashuri. Nënën Adile e kujtoj nga koha e ilegales së viteve 80-ta, kur u njoha me gjeneralin Nuredin Lushtaku. Ajo sakrifikoi shumë për gjashtë djemtë e saj në kohë të vështirë lufte. Dha kontribut të madh edhe për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare, qëndroi afër komandantit legjendar, Adem Jashari e me fjalët e saj ushqeu trimëri tek të gjithë. Në këto momente pikëllimi, në pamundësi të pjesëmarrjes në varrim, i bashkohem i dhimbjes Tuaj për nënën Adile, familjarëve, miqve dhe dashamirëve Tuaj. Pusho e qetë nënë fisnike dhe atdhetare. Ngushëllime familja Lushtaku, mbahuni të fortë!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë