Loading…

Ndërron jetë aktivistja e shquar, Sevdije Ahmeti

  • 19/11/2016 | 17:32

Ndërron jetë aktivistja e shquar, Sevdije Ahmeti

Ka ndërruar jetë aktivistja shumë vjeçare e çështjeve të grave dhe të drejtave të njeriut, Sevdije Ahmeti.

Ajo njihet si njëra ndër aktivitet e para për të drejtat e grave në Kosovë, që nisi në Kosovë në vitet e ’90-a krahas kërkesës për liri e pavarësi.

Një kohë ka punuar edhe në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, si dhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Në vitin 1993, bashkë me Vjosa Dobrunën themeluan Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, një organizatë që pos ndihmës për nënat dhe fëmijët, ndihmoi shumë edhe në dokumentimin e torturave që pushteti serb bënte ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e grave dhe fëmijëve në veçanti.

Pas luftës, Ahmeti ishte ndër të parat që inicioi çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë