Loading…

Ndërroi jetë Avni Kurshumliu, veterani i energjetikës kosovare

  • 15/01/2017 | 16:11

Ndërroi jetë Avni Kurshumliu, veterani i energjetikës kosovare

Një nga ekspertët e rallë dhe veteranët e energjetikës kosovare, Avni Kurshumliu ka ndërruar jetë të dielën. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja e tij e ngushtë.

“Me dhembje të thellë i lajmerojmë miqtë dhe dashamirët për pikellimin tonë të madh. Avni Kurshumliu, Gjyshi, babai dhe i dashuri ynë, ka ndërruar jetë. Varrimi mbahet të hënën me 16 janar, në ora 13:00, në varrezat e Gjakovës”, ka lajmëruar me pikëllim një anëtar i familjes Kurshumliu.

Avni Kurshumliu ishte pionier i sitemit të energjisë dhe ekspert në fushën e termocentraleve, një nga eskpertët e dalluar në Kosovë, me që rast kishte kontribuar më shumë rreth 40 vite në energjetikë, prej themelimit të Termocentralit Kosova B, e deri te modernizimi i sistemit të energjisë pas luftës në Kosovë.

Ekspertët si Kurshumliu, janë gjenerata e artë e energjetikës kosovare që ndihmuan në ngritjen e kapaciteteve të prodhimit të energjisë dhe i qëndruan besnik punës për një jetë të tërë.

Avni Kurshumliu ka lindur në Gjakovë, ndërsa është specializuar për termocentrale dhe energjetikë në Gjermani.

Puna e tij e fundit, ishte në një projekt gjerman për ndërtimin e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë nga ligniti, dhe zëvendësimin e Kosovës A, si ndotësi më i madh, me një termocentral të ri dhe modern të teknologjisë moderne. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë